holokausti“Kujto tjetrin, Kujto veten”. Për të dytin vit, kjo ishte motoja për 27 Janarin, Dita e Përkujtimit të Holokaustit.

Ky 70 vjetor që fatkeqësisht përkoi me aktet terroriste në Francë, ku humbën jetën 17 persona mes të cilëve katër hebrenj i shërbeu ambasdorit izraelit në Tiranë, për t’i kujtuar edhe një herë botës se duhet të jetë vigjilente ndaj antisemitizmit dhe ekstremizmit fetar dhe racor.

Për të përkujtuar këtë ditë në Muzeun Historik Kombëtar u hap edhe kjo ekspozitë një ditore.

Fotografi dhe dokumente të arkivave të Ministrisë së Jashtme që dëshmojnë për shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë luftës së dytë botërore.

Tv Klan