Në Stamford të shtetit Connecticut u hap mbrëmë një ekspozitë me dhjetra fotografi nga koleksioni i famshëm Marubi, të sjella nga muzeu me të njëjtin emër në Shkodër.

Për herë të parë, artdashësit amerikanë dhe komuniteti shqiptar në SHBA kanë rastin të shijojnë nga afër fotografi bardhë e zi të cilësisë së lartë, që pasqyrojnë një kujtesë të rrallë vizuale të identitetit shqiptar. /VOA