Pasi Gjykata e Apelit i kaloi në pronësi të shtetit 476 objektet ikonografike dhe dekorative që iu sekuestruan Gjergji Thimos dhe që tashmë koleksionisti korçar vuan dënimin për akuzën e vjedhjes së veprave të artit dhe kulturës në bashkëpunim, 62 prej tyre ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar.

Secili nga këto thesare të shpëtuara, bashkë me ato të pa-ekspozuarit është i pajisur me pasaportë, ku i vetmi element që mungon është vlera në lekë.

Nga raporti i përpiluar nga 15 ekspertë rezulton se deri para sekuestrimit, pra në 2013, Gjergji Thimo kishte regjistruar 121 objekte dhe vetëm pothuajse gjysma prej tyre janë gjetur në koleksionin e sekuestruar.

Në projektin e administratorit të 476 objekteve, Ministria e Kulturës, është shpërndarja e tyre në dy destinacione, në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë të Mesjetës në Korçë.

Tv Klan