2

Kur vazhdimisht gjendemi në vorbullën e debateve mbi datën e çlirimit të Shqipërisë apo rolin e saj në Luftën e Dytë Botërore, drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare sjellin dëshmi, ditare dhe libra të të huajve nën uniformë që jetuan në atë kohë në vendin tonë.

Disa prej tyre që mbajnë mbishkrimin Sh.Rr, shumë i rezervuar, të ndaluar gjatë periudhës së komunizmit, sot, mund të shërbejnë si referenca për studiuesit e rinj.

Nga këta libra, Maksim Gjinaj, që kuroi këtë ekspozitë merr edhe fotografi që ideologjia e asaj kohe i retushoi.

Varja e Jordan Misjës në sytë e femijëve, pozat e Enver Hoxhës mes fëmijëve me armë, nxënës të veshur me uniforma fashiste apo pirgje trupash me ushtarë të vrarë, përbëjnë “Shqipëria në luftë 1933-44”.

Shumë relike të asaj kohë vijnë të ekspozuara në një tjetër sallë, atë të Muzeut Kombëtar.

Për këtë 70 – vjetor u mendua që nga fondi të nxirreshin veshjet e viktimave të masakrës së Borovës, një nga më të përgjakshmet në Korrikun e ’43apo flamuri që ngritën të internuarit shqiptarë në kampin e Dakut në Gjermani.

Tv Klan