hh

Policia njoftoi ekstradimin drejt Italisë të Geron Hasanbellit. 41 – vjeçari nga Fieri kërkohet nga shteti fqinj pasi akuzohet për “organizatë kriminale”, ndihmë dhe nxitje të prostitucionit, si dhe trafik dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjykata e Milanos, disa ditë më parë ka lëshuar një urdhër – arresti për fierakun dhe menjëherë pas kësaj, u bë arrestimi i tij nga policia jonë.

Nëse arrihet të vërtetohen akuzat e ngitura, Hasanbelli rrezikon dënimin deri në 30 vite burg.

Tv Klan