Dy persona janë ekstraduar nga Interpol Tirana të cilët kërkoheshin nga drejtësia shqiptare.

Nga Milano është ekstraduar në vendin tonë ish-polici Fatmir Hamiti 54 vjeç nga Dukati i Vlorës, i dënuar me 18 vite burg në vitin 1996. Ai është dënuar nga Gjykata e Vlorës për vrasje me dashje.

Gjithashtu, në Shqipëri u ekstradua nga Bukureshti i Rumanisë edhe shtetasi turl Azmi Cavus 53 vjeç, i cili është dënuar me 3 vite për falsifikim të letërnjoftimeve dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në maj 2014, 54-vjeçari turk ka tentuar të kalojë pikën e Kontrollit Kufitar në Aeroportin “Nënë Tereza” nëpërmjet një pasaporte bullgare e cila ka rezultuar e falsifikuar. Gjate hetimeve ka rezultuar se dokumenti i falsifikuar i është siguruar nga shtetasi tjetër turk Azmi Cavush kundrejt shumës prej 1000 paund, i cili e ka shoqëruar edhe gjatë kalimit në aeroport./

tvklan.al