Pas një beteje të gjatë me drejtësinë si atë angleze dhe shqiptare më në fund është ekstraduar në Shqipëri 53-vjeçari Avni Metra, lindur në Burrel.

Ka qenë Interpol Mancester, ai që ka sjellë në Shqipëri të tmerrshmin e Burrelit. Ai jetonte në Angli ndërsa kishte marrë dhe pasaportën me lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, lindur në Gjakovë. 53-vjeçari është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Tiranë.

Kush është Avni Metra?

Ai është përgjegjës për një vrasje të dyfshitë, në ndodhur në Burrel në vitin 1997. Gjithçka ka nisur kur Avni Metra është bashkuar me bandën fisit Kola të Burrelit, në moshën 34-vjeçare të vitin 1997. Kjo e fundit ishte në konflikt për pushtet me një bandë tjetër të fuqishme, atë të fisit Deda.

Vrasja e parë për Avni Metrën është shënuar në Prill të 1997, ku ai bashkë me një bashkëpunëtor, i arratisur në Angli, kanë goditur për vdekje një roje sigurie të quajtur Kadri Xhetani, i cili ka ndaluar dy bashkëpunëtorët, të cilët po vidhnin një fabrikë mielli. Por nuk ka mbaruar me kaq. Dy anëtarët e bandës Kola i kanë bërë pritë edhe vëllait të Kardi Xhetanit, menjëherë pas funeralit të vëllait dhe duke e sulmuar e kanë hedhur në një pyll pranë lumit.  Kjo ka sjellë konfliktin e madh mes dy bandave të cilët kërkonin hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.

Motra e Kadri dhe Nevruz Xhetanit, e cila e ka identifikuar fytyrën e Avni Metrës ka thënë se Metra dhe shoku i tij i bandës e kanë prerë vëllanë e tij pjesë- pjesë ndërkohë që ai ishte gjallë, duke i hequr sytë dhe veshët.

Në vitin 1998, autoritetet e qytetit të Burrelit nisën hetimet për vrasjet masive dhe kjo solli arratisjen  e anëtarëve të bandës, ndër to edhe Avni Metra.

Ai ishte një ndër emigrantët e parë të Burrelit, i cili udhëtoi drejt Britanisë me një identitet të rremë kosovar. Gruaja e tij Linda Lami, e cila ka katër fëmijë me Avniun, e ka cilësuar bashkëshortin e tij si një “psikopat” dhe “i aftë  të bëjë çdo gjë” dhe se ajo ka qenë vetëm një 16- vjeçare naive në kohën që është martuar me të./tvklan.al