Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Athina të një shqiptari i dënuar për mashtrim.

Ai është 42 – vjeçari Gazmend Basha, nga qyteti i Elbasanit.

Sipas policisë, Basha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në 2009 – ën, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e dënoi atë me 5 vjet dhe 4 muaj burg, për veprën penale të mashtrimit.

Ekstradimi i 42 – vjeçarit erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën/Greqi. /tvklan.al