Një grup ekstremistësh të djathtë grekë dhunuan fizikisht kryebashkiakun e Selanikut, Janis Butaris.

Këto pamje tregojnë momentet kur ata godasin 75-vjeçarin, teksa merrte pjesë në një tubimin përkujtimor të masakrës së grekëve të Pontit nga turqit në fillim të shekullit të XX, mbrëmjen e së shtunës.

Ekstremistët e rrethuan mes turmës dhe e qëlluan me shkelma e sende të forta. E quajtën “tradhëtar” dhe e akuzuan se kishte shitur “kauzën e Maqedonisë”, për shkak edhe të origjinës maqedonase.

Në foto është fiksuar edhe momenti kur ai bie në tokë nga goditjet. Gjatë gjithë kohës e mbrojnë vetëm disa truproja, të cilët e shoqërojnë tek automjeti i tij që po ashtu dëmtohet nga goditjet.

Kryebashkiaku u dërgua në spital për t’u kuruar nga plagët e marra në kokë e trup. Ndërsa sulmi u dënua nga Kryeministri Tsipras dhe partia kryesore e opozitës Demokracia e Re. Por sipas mediave greke, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Tv Klan