Caleb Ekuban mbërriti te Partizani këtë verë si një përforcim për sulmin i huazuar nga Chievo. Djaloshit të lindur në Itali, por me origjinë nga Gana iu deshën disa ndeshje që të gjente golin, por tani është shënuesi më i mirë te të kuqtë me 6 të realizuar në 13 javë dhe garon për Këpucën e Artë. 22-vjeçari është përshtatur menjëherë me futbollin shqiptar.

Futbolli është futboll kudo, kështu që nuk më mungon futbolli italian që shikon më shumë te taktika. Pozitiv në Shqipëri është fakti se nuk mendohet shumë kur hyn në fushë, por e rëndësishme është të luash.

Ekuban shfaq edhe anën e tij jashtë fushës.

Deri më tani qëndrimi në Shqipëri po shkon mirë edhe pse më mungojnë familjarët, por shokët e ekipit me të cilët kaloj kohën e lirë më ndihmojnë shumë.

Në këto muaj të qëndrimit të tij në Shqipëri Ekuban ka filluar të përshtatet edhe me gjuhën, madje të komunikojë edhe në shqip…

Fjala e parë që kam mësuar këtu është faleminderit, pasi kështu më kanë mësuar të jem i edukuar.

 

Tv Klan