Regjisori i njohur turk Ali Avci ka përfunduar ne pranga pas shfaqjes së trailerit te filmit  “Zgjimi”, i cili rindërton grushtin e dështuar të shtetit në Turqi. Në film, Avci rrëfen se si do të kishin rrjedhur ngjarjet nëse grushti i shtetit do të ishte i suksesshëm.

Filmi përshkruan fundin e regjimit të Erdoganit, i cili mbyllet me disa vrasje. “Zgjimi” përmban skena ku organizatoret e grushtit të shtetit vrasin anëtarët e familjes së presidentit turk përpara se të arrijnë tek Erdogan. Në fund të trailerit, shihet presidenti, i gjunjëzuar me një armë pas koke.

Regjisori turk Ali Avci u arrestua në shtëpinë e tij, gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ai është i njëjti regjisor i cili u përgëzua nga Erdogan për realizimin e filmit “Udhëheqësi”, një film biografik që rrëfente jetën dhe sakrificat e presidentit turk qe nga fëmijëria deri tek arritjet e tij politike.

/Tv Klan