Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka zhvilluar këtë të hënë një takim me strukturat e policisë së Lezhës, ku është diskutuar mbi hetimet që po zhvillohen për vrasjen e Aleksandër Ndokës.

Burime për ABC News thonë se kreu i policisë ka kërkuar një analizë të hollësishme për ngjarjen.

48-vjeçari Ndoka u ekzekutua mëngjesin e së shtunës në makinën e tij, pranë shtëpisë, në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës.

Autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të pazbardhura, pavarësisht shoqërimit të dhjetëra personave në polici.

/tvklan.al