Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare, SDP, Oliver Ivanoviç, mëngjesin e së martës në Mitrovicën Veriore. Thaçi u bën thirrje të gjithë organeve të drejtësisë që të zbardhin këtë atentat dhe personat përgjegjës të marrin dënimin e merituar.

Statusi i Hashim Thaçit:                                                                                               

E dënoj fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviç.

I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje. HTH

/tvklan.al