Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën qytetin e Vlorës.

Një 39 – vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 22:58, në lagjen “Pavarësia” në zonën e Skelës, përballë një hoteli.

Viktima është Elidon Mehmeti. Ai ndodhej brenda në automjetin e tij Ford me targa AA 709 HM, kur u qëllua për vdekje, nga persona ende të pa identifikuar.

39 – vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Policia e Vlorës thotë se deri më tani janë shoqëruar 2 persona, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Aktualisht, policia po kryen hetimet e mëtejshme, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al