vrasjaMediat e huaja kanë shfaqur pamjet e ekzekutimin mafioz të 39-vjeçarit serb me pashaportë kroate Goran Popoviç.

Ai është qëlluar me tre plumba në kokë në një internet-kafe në qytetin Santa Kruz të Bolivisë, disa ditë më parë.

Rrethana të vrasjes së tij janë ende të paqarta.

Popoviç ka qënë anëtar i njësisë famëkeqe paraushtrake serbe “Tigrat”, që është drejtuar nga Zhelko Raznatoviç – Arkani, që ka kryer masakra në Kosovë në konfliktin e viteve 1998-1999.

Në 2005, Popoviç është pyetur nga një gjykatë në Serbi për pjesëmarrjen e tij të mundshme në trafikun e drogës dhe atë të armëve.

Tv Klan