terroristeNjërit prej pengjeve japonezë i është prerë koka nga xhihadistët e shtetit islamik.

Në këtë video, pengu tjetër, Kenxhi Goto Jogo mban në duar një foto ku paraqitet bashkëkombasi i tij, Haruna Yukaua, i vrarë brutalisht.

Ai ka deklaruar se i njëjti fat e pret edhe atë, në rast se nuk e shkëmbejnë me terroristen Sajida al-Rishaui.

Kjo e fundit është dënuar me burgim të përjetshëm, por ka apeluar, për tentavitën e një sulmi vetëvrarës në 2005 në Jordani. Besohet se ajo ka lidhje edhe me aktin terrorist në Aman të po atij viti, ku humbën jetën 60 persona dhe u plagosën 116 të tjerë në një hotel.

Burime zyrtare në Tokio e dënuan ashpër aktin e ekzekutimit të japonezit, ndërsa thanë se po punojnë për verifikimin e vërtetësisë së videos me pengun tjetër.

Më 20 janar militantët vendosën t’i kërkojnë 200 milionë dollarë Japonisë në shkëmbim të jetës së tyre dhe për këtë vendosën 72 orë afat.

Në mediat botërore u hodhën dyshime për vërtetësinë e kërcënimit, për shkak se në videon e fillim-javës kishte disa pasaktësi, më e dukshmja prej të cilave hija pas pengjeve.

Por, sipas ekspertëve të sigurisë, këto mospërputhje kanë të bëjnë me faktin se xhihadistët nuk kërkojnë të japin pika referimi për agjencitë e inteligjencës, në identifikimin e vendodhjeve të tyre.

Tv Klan