Një 38 vjeçar në Elbasan ka mbetur i plagosur rëndë pasi  është qëlluar  me breshëri armësh nga persona të paidentifikuar.

Dritan Kasneci ndodhej i ulur në tavolinat e një lokali në momentin kur autorët  që  lëviznin me makinë kanë qëlluar me armë drejt tij.

I plagosuri u dërgua menjëherë në  spitalin kirurgjik të Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa autori është larguar me shpejtësi me automjetin me të cilin po udhëtonte.

Policia ka shoqëruar disa persona për të zbardhur motivet e këtij atentati dhe identifikimin e autorëve. Ndërsa në hyrjet dhe daljet e qytetit janë  ngritur disa postblloqe.

Tv Klan