Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën municione luftarake, drogë, sasi parash dhe valutë.

Në prangat e policisë janë vënë shtetasit Ferit Haxhihyseni 36 – vjeç dhe Astrit Koshi 43- vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan 3500 copë fishekë, 30 granata dore, 30 copë ndezës metalike, 3 krehëra automatiku kallashnikov dhe 1 kiligram kanabis sativa. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve policia ka arritur të gjejë një sasi prej 65400 lekë (të reja), 500 euro dhe 1000 Dinarë.

Dy të ndaluarit do gjykohen për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.