Paraditja këtë të shtunë në qytetin e Elbasanit ka qenë e ftohtë jo vetëm për shkak të motit, por edhe për mungesën e tifozëve të Kombëtares, që mesa duket do t’i drejtohen stadiumit vetëm në oraret e përcaktuara për hyrjen e tyre.

Në rrugët e qytetit janë parë pak mjete civile të lëvizin, teksa kanë qenë të stacionuara makinat e policisë.

Masat e larta të sigurisë të ndërmarra për këtë ndeshje mesa duket nuk kanë gjetur mbështetjen e tifozëve, të cilët kanë preferuar të qëndrojnë larg stadiumit./ TV KLAN