Një shtetas është arrestuar në Elbasan pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë sekuestruar municione  luftarake,  tritol  dhe një  armë  zjarri. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Ismail  Hyka,  50 – vjeç, banues  në  fshatin Karakullak  të Elbasanit.

Policia ka sekuestruar një  armë  zjarri automatik  kallashnikov, 3500 fishekë, 23 granata dore, 5 krëhëra automatiku, 3 krëhëra pushke, 1 kapsollë plasëse me fitil, 23 copë ndezëse metalike, dhe 8 kallëpë tritoli.

12736186_988858067856822_1378391284_n

Mbi të ndaluarin rëndojnë akuzat e “Trafikimi i armëve dhe i municionit”  dhe “Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje  e   armëve  luftarake  dhe  e  municionit”./tvklan.al