Elda tallej sepse është mbipeshë. Ajo humbi dashurinë e jetës pasi mamaja e djalit kërcënonte se do “vetëvritej”

Elda erdhi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea për shkak se vuan nga një problem që lidhet me shëndetin. Ajo ka ftuar tezen e saj, Etlevën, për të sqaruar një zënkë që ka ndodhur mes Denisës, të bijës së Etlevës dhe Eldës. Kjo zënkë ka bërë që teze Etleva dhe mami Suzana të mos flasin prej 3 muajsh.  

Elda e vuan shumë mbipeshën pasi  ky fakt duket se ka reflektuar shumë në jetën e saj familjare dhe shoqërore. Shumë njerëz që dikur i konsideronte të afërt i janë larguar dhe nuk e mbështesin më.

Gjithçka ka nisur pas moshës 17-vjeçare kur unë u sëmura. Mua më bënë një magji, u shëndosha shumë dhe lashë shkollën. Mënyra se si unë u sëmura, ku shihja hije dhe fantazma natën, më bënë që të shkoja në një hoxhë, i cili më shëroi.

Elda tregon se humbi dashurinë e saj para 2 vitesh sepse e ëma e djalit nuk e pranoi për shkak të mbipeshës së saj, duke “shantazhuar” me vetëvrasje. Djali vazhdon të insistojë për Eldën, por kjo e refuzon pasi ndihet e ofenduar dhe thotë se nuk e do më.

Elda rrëfen se mbipesha ka ndikuar edhe në marrëdhënien e familjes së saj me tezen.

E bija e teze Etlevës, Denisa më ka ofenduar në lidhje me shëndetin nëpërmjet facebook-ut.  Kur tezja mori vesh këto fjalë më ka ofenduar edhe më tepër duke më thënë që ti ke ngelur pa fejuar sepse je e shëndoshë.

Elda është munduar shumë të humbë peshë nëpërmjet dietave por duket e pamundur.

Zënka me tezen vazhdoi më shumë sepse një ditë kur isha në lokal me kushërirat e mia më përshëndet një shok i shkollës ndërsa vajza e tezes këtë përshëndetje e transmetoi ndryshe.

Teze Etleva  pranon ftesën për të ardhur në studion “E diela shqiptare”.

Ardit Gjebrea – Kush mendon se është këtu?

Etleva – Mendoj se është mbesa ime, Elda.

Ardit Gjebrea – Pse mendon se është ajo?

Etleva – Sepse e dua shumë.

Elda i jep mesazhin tezes së saj në studion e “E diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Teze, të kam bërë sot këtë surprizë pasi për shkakun tim dhe të Denisës, ti nuk flet më me mamin. Nuk dua që të më përmendësh më peshën.

Të gjithë këtë histori e ka dëgjuar edhe Suzana, mami i Eldës dhe në fund përqafohen duke premtuar se marrëdhënia e tyre do të rregullohet  dhe kështu dashuria e mundi inatin./ tvklan.al


Kategori
SocialeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*