Tenistja amerikane, Serena Williams, e cila e mbronte medaljen e artë nga olimpiada e kaluar, është eliminuar nga lojtarja ukrainase, Elina Svitolina, 21 vjeçe.

Në këtë mënyrë, tenistja Williams nuk do të jetë në gjendje të fitoj edhe medaljen e pestë të artë olimpike.

“J

am shumë e pakënaqur…fitoi lojtarja më e mirë, por me padurim e pres rastin tjetër

”, tha pas duelit, Serena Williams, 34 vjeçare.

Tenistja e Ukrainës, Elina Svitolina, e cila është e 20-ta në listën e lojtareve më të mira në botë, tha se “ishte një moment perfekt”.

Për gjysmëfinale, ajo përballet me tenisten çeke, petra Kvitova, që dy herë ishte fituese e turneut të njohur, Vimbledon.

/tvklan.al