eleni11

Shumë prej nesh e njohin Eleni Fureira si këngëtarja greke që shoqëroi Manos Pyrovolakis, në Eurosong në 2010 që u zhvillua në Oslo.

Që nga ajo kohë dhe pas lançimit të hiteve të saj në Video Music Award, Eleni, është një nga artistet më shumë të lakuara, të preferuara në Greqi.

Së fundmi artistja gjatë një intervsitë të dhënë në revistën People, për Greqinë, zbuloi një sekret.

Ajo deklaroi se vendlindja e saj është Shqipëria.

Prindërit e saj nga Fieri kishin emigruar në fillim të viteve ‘90 në Greqi.

Por ajo tha se kishte mbajtur sekret këtë për shkak të frikës nga racizmi.

Ata të gjykojnë për seksualitetin apo kombësinë tënde. Këto ndodhin dhe unë fsheha faktin se kam lindur në Shqipëri. E bëra këtë sepse kur shkoja në fillimet e mia diskografike para grupit “Mystique” ata as nuk donin të më dëgjonin nëse do të paraqitesha si shqiptare. Kjo ishte shumë tabu. Kam ndjerë shumë racizëm kur isha në shkollë”, shprehet Eleni për “People”.

eleni1

E cilësuar si Shakira e Greqisë, Eleni ishte deklaruar meksikane, kjo edhe për shkak të hireve të saj shumë latine.

Në media është përfolur shpesh për origjinën e saj.

Ajo gjithnjë e fshehu origjinën shqiptare për shkak të paragjykimeve.

27 – vjeçarja, Eleni Foureira, ndër këngëtaret më të preferuara të momentit, arriti të bëhet një emër i njohur në botën e muzikës greke duke realizuar edhe shumë bashkëpunime me disa nga këngëtarët më të njohur të skenës greke.

Tv Klan