Ajo është aktorja që çdo pasdite vjen me personazhin e Elifit në telenovelën e njohur turke “Një pjesë e imja”, në Televizionin Klan.

Por, Hatice Şendil është gjithashtu një ndër aktoret më të njohura dhe më të vlerësuara në Turqi, duke u renditur jo pak herë në listat ku përfshihen artistet e suksesshme.

E duket se interpretimi i saj në serialin “Kaderimin Yazıldığı Gün” (Një pjesë e imja) e ka bërë Elifin jo vetëm të dashur për publikun, por dhe të vlerësuar nga kritikët e kinemasë, që e kanë renditur atë në listën e 25 aktoreve më të mira turke për vitin 2015.

32-vjeçarja e lindur në Stamboll, prej vitit 2001 është pjesë serialeve dhe kinemasë turke me shumë role.

3

Ajo u martua me aktorin turk Burak Sagyasar në Maj të vitin 2015, ndërkohë që kohët e fundit mediat turke flasin për një shtatzëni të mundshme./tvklan.al