Aktorja Tuba Buyukustun nuk ndihet ende rehat në përballjen e saj me gazetarët pas nisjes së një lidhjeje dashurie me biznesmenin 7 vjet më të ri në moshë, Umut Evirgen.

35-vjeçarja e njohur për rolin e Elifit në serialin “Dashuri dhe Diamante”,  është parë në një restorant në Bebek. Me të parë gazetarët ajo ia ka mbathur “nga sytë këmbët” në përpjekje për të shmangur kontaktin dhe çdo pyetje në lidhje me jetën e saj private.

Të njëjtën veprim aktorja simpatike e përsëriti pasditen e së enjtes në një qendër tregtare në Stamboll.

Nënë e dy vajzave binjake nga martesa e saj 6-vjeçare, Tuba është divorcuar nga aktori Onur Saylak në muajin qershor dhe ka nisur një lidhje dashurie me biznesmenin Evirgen./tvklan.al