Serialet turke po shikohen dhe pëlqehen shumë edhe në Amerikën Latine. Në Kili është organizuar një anketim për Çmimet e Serialeve Turke, ku Tuba Buyukustun ka lënë pas Beren Saatin.

Tuba, e njohur për rolin e Elifit në Serailin “Diamante dhe Dashuri” ka lënë pas Berenin, që ka luajtur Bihterit në seralin “Dashuri e Ndaluar”, duke u zgjedhur aktorja më e mirë turke.

Votimi ka qenë i hapur për të gjithë në faqen “Series Turcas”. E treta në listë si aktorja më e mirë turke nga kilianët është zgjedhur Hazal Kaya, e cila luan rolin e Maralit në serialin me të njëjtin emër.  Të gjithë këto seriale janë sjellë për publikun shqiptar nga televizioni Klan.

“TV8” raporton se sa u përket aktorëve më të mirë meshkuj, lista kryesohet nga Engin Akyurek (Omeri tek “Dashuri dhe Diamante”) i ndjekur nga Çagatay Ulusoy dhe Kivanç Tatlıtug (Behluli tek “Dashuri e Ndaluar” apo Kurt Sejiti tek “Kurt Sejiti dhe Sura”)./tvklan.al