Kombëtarja e futbollit të femrave do të nisë të premten fazën eliminatore të botërorit. Vajzat kuqezi do të presin Zvicrën të premten në Elbasan një kundështar që pritet t’i hapë punë në prapavijë.

Marigona Zani (Futbolliste e Kombëtares)

Do të kemi më shumë punë në mbrojtje, pasi Zvicra ka lojtarë të forta në sulm.

Vajzat kuqezi nuk mendojnë për rezultatin, por ia lënë lojës. Një pjesë e futbollisteve të Kombëtares vijnë nga Vllaznia. Megi Doçi thotë se faza paraeliminatore në Champions League i ka ndihmuar për të arritur formën e duhur.

Megi Doçi (Futbolliste e Kombëtares)

Jemi mirë fizikisht. Pjesëmarrja në Champions League me Vllazninë na ka ndihmuar shumë në aspektin fizik. Jemi gati pas 1 muaji e gjymsë përgatitjesh.

Kombëtarja e femrave do të ketë kundërshtarë më të vështirë se në fazën e parë, pasi janë skuadra me përvojë ku përveç Zvicrës janë edhe Skocia, Polonia e Bjellorusia.

Tv Klan