Pavarësisht 38 – viteve që mban mbi supe, ajo mbetet një nga gratë më të bukura në Itali. Elisabetta Canalis, një nga velinat e para të emisionit Strisha La Notizia, ka hedhur në treg edhe linjën e saj të kostumeve të banjës.

Canalis ka zgjedhur Los Angeles-in, për të promovuar koleksionin e kostumeve të banjës, duke realizuar një set fotografik të nxehtë, e duke ekspozuar linjat fantastike. Sipas bukuroshes italiane, jo gjithmonë një kostum i ngushtë banjoje, është gjithmonë veshja më seksi për të dalë në plazh.

Elisabetta Canalis prej vitesh i është dedikuar modës. Ajo është bërë e famshme edhe për lidhjen me aktorin George Clooney dhe ish-futbollistin italian Christian Vieri.

Tv Klan