Elvana Gjata shfaqet papritur në tapetin e kuq të Çmimeve Grammy

Këngëtarja e njohur ka tërhequr vëmendjen e mediave për veshjen e guximshme.

Të dielën në mbrëmje u mbajt ceremonia më e rëndësishme e muzikës, çmimet Grammy 2017. Në tapetin e kuq u shfaq edhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, e cila duket se kishte guxuar jo pak me veshjen e saj.

Kjo ishte padyshim surpriza e çmimeve Grammy për ne shqiptarët! Elvana Gjata, në hije prej disa kohësh, u shfaq mbrëmjen e së dielës në tapetin e Kuq më të famshëm në botë! Artistja hermetike parakaloi përpara fotografëve e qeshur… Por veshja e saj duket se ngjalli debate në media. 

Përkundër pjesës së poshtme, teksa ekspozonte këmbët e gjata, golfi i trashë prej leshi në pjesën e sipërme ishte i tmerrshëm, komentoi prestigjiozja e showbizit amerikan, Entertainment Online! 

Nga ana tjetër, duket se përzgjedhja e këngëtares për këtë fustan nuk ishte  e rastësishme. Në këtë mënyrë ajo arriti të marrë vëmendjen që i duhet një artisteje që debuton mes yjesh! 

Në fakt Elvana Gjata dukej e freskët, me stil, por edhe e pazakontë me fustanin golf të stilistit libanez Nicolas Jebran dhe e lyer nga make up artisti i Kylie Jenner, Samuel.

Pas ceremonisë së çmimeve Grammy, Elvana Gjata postoi për herë të parë një foto krah bashkëpunëtorit të saj më të ri, producentit amerikan Poo Bear. Si për të konfirmuar rrugën e nisur, drejt suksesit botëror./tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*