Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi kundërshton vendimin për shkarkimin e tij. Për këtë arsye ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Ankesa ka të bëjë si me vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ashtu edhe me atë te Këshillit te Ministrave.

Avokati i tij, Theodhori Sollaku thotë se KQZ nuk ka administruar në dosje vendimet e formës së prerë, të cilat e nxjerrin Rroshin të padënuar.

Sipas avokatit edhe vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rroshi kërkon nga Gjykata Kushtetuese dhe shqyrtimin e disa neneve të ligjit për dekriminalizimin, me pretendimin se bien ndesh me Kushtetutën./ TV KLAN