Përbërësit:

Për brumin

200 gr miell 00

350 gr miell manitoba, (ose miell amerikan)

85 gr sheqer

80 gr gjalp i shkrirë

2 vezë

20 gr maja birre e freskët

70 gr qumësht

1 lugë Sambuca

1 lugë kanellë

Lëkurë portokolli

Një lugë mjaltë

Pak kripë

Për lyerjen:

Një e verdhë veze

Një lugë qumsht

Për dekorim

Sheqer pluhur

2 vezë të ziera

Grimca të ngjyrosuara sheqeri

Për shurupin

125 gr sheqer

60 ml ujë

Përgatitja:  

Vendosim në një enë qumështin dhe majanë e freskët të birrës, derisa kjo e fundit të shkrijë. Shtojmë një pjesë të miellit dhe e punojmë me dorë, deri sa të na krijohet një masë e butë.

E mbulojmë me qese dhe e lëmë të pushojë për një orë deri sa të vijë.

Bashkojmë në një enë tjetër pjesën e mbetur të miellit, sheqerin, sambuca, lëkurën e grirë të një portokolli, kanellën, pak kripë dhe mjaltin.

Në këtë enë shtojmë dhe masën që mbajtëm për një orë dhe vezët e rrahura. Në momentin që përbërësit bashkohen me njëri-tjetrin, shtojmë dhe gjalpin e shkrirë. Nëse është e nevojshme shtoni dhe pak qumësht që të jeni një masë e butë dhe elastike.

E vendosim brumin në një tas dhe e lëmë të pushojë për 3-4 orë.

Kur brumi të ketë ardhur mirë, ndajeni atë në dy pjesë dhe më pas i jepni një formë rrethore me vrimë në mes, ku pozicionojmë vezët e ziera dhe më pas i lyejmë me një të verdhë veze të rrahur me qumësht.

I vendosim në furrë për 30 minuta në temperarurën 180 gradë.

Ndërkohë përgatisim shurupin.

Hedhim në një tenxhere sheqrin dhe ujin,  i japim një valë deri sa sheqeri të shkrijë plotësisht.

Lyejmë me shurup dy ëmbëlsirat e përgatituara dhe sipër i hedhim dhe pak grimca sheqeri të ngjyrosura./tvklan.al