Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë rregjistruar 18 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, duke shkaktuar dëme materiale. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar mbi 130 forca zjarrfikëse, vullnetarë dhe struktura të tjera të Emergjencave Civile. 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Shkodër

– Ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë në fshatin Bajzë, Njësia Administrative Kastrat. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 8 ha me shkurre dhe kullotë.

– Ka rënë zjarr në sipërfaqe me kullotë në fshatin Jubicë, Njësia Administrative Qendër. Shërbimi vendor i MZSH ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.5 ha me kullotë.

Qarku Durrës.

– Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë një sipërfaqe me ullishte në fshatin Helmas, Njësia Administrative Helmas, bashkia Kavajë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Kavajë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.

– Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra tek “Kodra e Sallakëve” në fshatin Rubjek, Njësia Administrative Maminas, bashkia Shijak. Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Shijak dhe Durrës kanë dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikës me personel, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj rreth 0.3 ha me shkurre e ferra dhe rreth 70 rrënjë ullinj të rinj.

– Ka rënë zjarr në shkurre e ferra dhe ullishte tek vendi i quajtur “Kuqla” në fshatin Krastë, të bashkisë Krujë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Krujë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Tiranë

– Ka rënë zjarr në një sipërfaqe me mbeturina kashte gruri në një tokë bujqësore në afërsi të “Caza Italia” në mbikalimin e Kamzës, Njësia Administrative Kashar, bashkia Tiranë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tiranë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0,5 ha sipërfaqe me mbeturina kashtë gruri.

– Ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll dushku në faqen e një kodre me terren të thyer, afër Liqenit të Kasharit, në fshatin Kus, Njësia Administrative Kashar, bashkia Tiranë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tiranë dhe Vorë kanë dërguar në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse. Forcat zjarrfikëse kanë punuar deri në mbrëmje vonë duke izoluar vatrat më të madhe të zjarrit, por 3 vatra në pjesën e sipërme të kodrës mbeten përsëri aktive. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll dushku prej rreth 3 ha.

– Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra tek “Liqeni i Thatë” mbi liqenin Artificial të qytetin Tiranë. Shërbimi vendor i MZSH i bashkisë Tiranë ka dërguar në vendngjarje 1 mjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0,3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan

– Ka rënë zjarr në shkurre e ferra dhe në një varrezë automjetesh pranë një parcele pemtarie në fshatin Valas, Njësi Administrative Papër, bashkia Elbasan. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 3 pemë arre, 3 pemë hurme, 1 automjet i përdorur, si dhe 0.1 ha shkurre e ferra.

– Ka rënë zjarr në shkurre e ferra dhe pyll dushku në fshatin Koshorisht, Njësia Administrative Lunik, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel, të cilët u ndihmuar edhe nga punonjës të pyjores kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1.5 ha me shkurre e ferra dhe pyll dushku.

– Ka rënë zjarr në një sipërfaqe me vreshtë në fshatin Hajdaran, Njësia Administrative Shushicë, bashkia Elbasan. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me vreshtë.

Qarku Berat

– Ka rënë zjarr në një sipërfaqe pemtarie në fshatin Mimias, Njësia Administrative Roshnik, bashkia Berat. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Berat ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me personel që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 30 rrënjë ullinj, 50 pemë fiq dhe 20 pemë qershi.

– Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra në fshatin Kasnicë, Njësia Administrative Ruzhdie, bashkia Patos. Forcat zjarrfikëse kanë shuar zjarrin me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Vlorë

– Ka rënë zjarr në një kanal me shkurre dhe kallamishte, i cili rrezikonte një sipërfaqe me ullishte, pemë frutore dhe kullotë, në fshatin Bajkaj, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Delvinë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.4 ha me shkurre dhe kallamishte.

Qarku Gjirokastër

– Ka rënë zjarr në barishte dhe shkurre tek një tokë arë në vendin e quajtur “Bregu i Mejdanit” të fshatit Leskovec, Njësia Administrative Dëshnicë, bashkia Këlcyrë. Shërbimi vendor i MZSH me ndihmën e punonjësve të policisë dhe forca vullnetare kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.6 ha me barishte dhe shkurre.

Qarku Korçë

– Kanë rënë zjarr në 2 vatra në fshatin Çlirim, Njësia Administrative Çlirim, bashkia Kolonjë. Vatra e parë ka rënë në shkurre e dushqe dhe në 1 banesë të pabanueshme të veçuar nga fshati, ndërsa vatra e dytë ka rënë në një sipërfaqe me pyll pishe dhe lisi në afërsi të fshatit. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Kolonjë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me forca që kanë shuar fillimisht vatrën e parë të zjarrit dhe më pas të dytën. Si pasojë e zjarrit u dogj në vatrën e parë rreth 1 ha me shkurre dhe dushqe, ndërsa në vatrën e dytë u dogj rreth 1 ha me pyll pishe dhe lisi.

– Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra tek Zona Industriale e qytetit Korçë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Korçë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me personel prej 4 vetë që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe ferra./tvklan.al