Christopher Wray do të jetë drejtori i ri i FBI-së, pasi Senati amerikan ka konfirmuar përmes votimit emërimin e tij në këtë detyrë.

50-vjeç Christopher Wray ka qenë zv/prokuror i përgjithshëm për sektorin e krimit nga viti 2003 deri në vitin 2005 gjatë presidencës së George W. Bush.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 7 qershor për propozimin që i kishte bërë Wray, rreth një muaj pas shkarkimit të drejtorit të FBI në atë periudhë, James Comey.

Emërimi i Christopher Wray u aprovua njëzëri nga Komiteti Gjyqësor i Senatit më 20 korrik. Gjatë asaj seance, senatori Sam Nunn e cilësoi drejtorin e ri të FBI-së si një person me angazhim të palëkundur ndaj ligjit. /

tvklan.al