Gjashtë anëtarë të një bande, që merrej me trafikimin e njerëzve nga Birmingham po përballen me drejtësinë, pasi dy grupe shqiptarësh u gjetën nga oficerët e kufirit në bagazhet e makinave.

Dy të rritur dhe një fëmijë u zbuluan nga zyrtarët e Forcës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në Coquelles të Francës, në Mars të vitit 2015.

Pothuajse pesë muaj më vonë, në të njëjtën zonë kontrolli të Mbretërisë së Bashkuar, oficerët gjetën dy burra shqiptarë të fshehur në bagazhin e një makine. Hetuesit e lidhën këtë përpjekje për trafikim me rastin e tre personave që u gjetën në Birmingham.

Një prej anëtarëve të bandës, shqiptari Eduart Karaj, 39 vjeç, i cili jetonte në Icknield Port Road u deklarua fajtor, pasi komplotoi për të shkelur ligjin e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, duke tentuar të fusë kontrabandë një person që vinte nga një vend jashtë Bashkimit Europian.

Dy shqiptarët e tjerët, Ilir Hani, 44 vjeç, nga Malins Road dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, nga Great Colemore Street, gjithashtu në Birmingham, u dënuan për të njëjtën vepër penale, pas një gjyqi pesë – ditor.

Ndërsa britaniku Lee Anderson, 46 vjeç, nga Titiana Close, i cili ishte shoferi i automjetit të parë të ndaluar dhe pasagjeri i tij, Jason Cowley, nga Borrowdale Road i Anderson, u arrestuan në vendngjarje. Ata gjithashtu u deklaruan fajtorë.

Gillian Barker, 47 vjeç, nga Lismore Drive, i cili i jepte makinës që u ndal në Gusht të viti 2015, gjithashtu u deklarua fajtor për këtë vepër penale.

Sipas BBC, të gjashtë anëtarët e bandës pritet të burgosen më datë 18 Shtator.

Zv/Drejtori i Hetimit Penal dhe Financiar të Zbatimit të Emigracionit, David Fairclough, tha:

“Është e qartë që kjo bandë u përpoq të organizonte këto përpjekje për të trafikut njerëz në mënyrë që të mbushnin xhepat e tyre dhe duke mos menduar për sigurinë e tyre, ku është përfshirë edhe një fëmijë, i cili është vendosur në një hapësirë aq të kufizuar.”

“Kjo ishte një përpjekje e koordinuar nga banda, por oficerët tanë punuan pa u lodhur për të shqyrtuar provat që zbuluan ndërmarrjen e tyre kriminale.”

Në të dyja rastet, shqiptarët e gjetur në bagazhet e makinave iu dorëzuan autoriteteve franceze./ tvklan.al