Vienna-pool

Austria është tronditur nga një ngjarje e rëndë përdhunimi që ka ndodhur me protagonistë sërish emigrantët e ardhur nga Lindja e Mesme. Një iraken 20-vjeçar i strehuar në një nga qëndrat e emigrantëve, ka përdhunuar një djalë 10 vjeç.

Emigranti e ka gjetur të miturin vetëm në një pishinë publike e ka marrë me forcë dhe e ka përdhunuar. Një nga punonjësit e pishinës gjeti djalin të dhunuar dhe përlotur dhe thirri menjëherë policinë. Në dëshminë e tij përpara policisë 20-vjeçari iraken është justifikuar duke thënë se ishte në një urgjencë seksuale pasi kishte disa muaj që nuk kryente marrëdhënie intime.

Sulmet seksuale nga emigrantët janë kthyer në një shqetësim të madh për vendet pritëse. Pak ditë më parë një grup refugjatësh që ngacmuan seksualisht një vajzë në metronë e Mynihut u përplasën fizikisht me dy të moshuar gjermanë. Ndërsa është ende e pranishme jehona e ngjarjes së Këlnit natën e ndërrimit të viteve, kur një grup amigrantësh dhunuan dhjetra gra që kishin dalë në shesh të festonin.

Tv Klan