Armando Dauti është një ndër aktorët më të njohur shqiptarë në Greqi. Me një karrierë 20 vjeçare është interpretues në disa serialë televizivë dhe filma. Një pjesë e këtyre prodhimeve kinematografike trajtojnë pikërisht temën e emigrantëve shqiptarë, siç është ai te “Mirupafshim”, i vlerësuar me çmimin e filmit më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Selanikut.

“Mirupafshim” ishte filmi që i hapi rrugën për pjesëmarrje të tjera.  Armando Dauti thotë se u dha mundësinë edhe disa aktoreve që kishin emigruar në Greqi të angazhohen në projekte kinematografike. Në vitin 2000 ata bëhen pjesë e “Dashuria erdhi nga larg”, serialë që trajton temën e dashurisë së një emigranti shqiptar me gruan e pronarit të tij.

Kriza ekonomike prej vitesh në Greqi, nuk ka lënë pa goditur edhe artin. Viktimat e para mbeten emigrantët, bashkë me ta edhe aktorët.

Një nga rrugët për ti shpëtuar krizës, Armando po sheh, vazhdimin e karrierës përtej oqeanit.

Së fundmi ai ishte i ftuar në edicionin e 5-të të Javës së Filmit Shqiptar në Nju Jork, që synon afirmimin ndërkombëtar të kineastëve shqiptarë në të gjithë botën./ TV KLAN