Emiljano Shullazi i akuzuar si kreu i një bande kriminale, shtrohet në një spital private për një ndërhyrje kirugjikale. Nën masa të forta sigurie nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Shullazi është shoqëruar në ambientet e këtij spitali.

Ndërkohë sot në ora 13:00 është parashikuar zhvillimi i seancës gjyqësore të ballafaqimit dhe pyetjes së dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja. Seancat për ballafaqimin e tij më Shullazin për të 10 herë është shtyrë për arsye të mungesës së avokatëve apo të dyshuarve.

Siç duket edhe rasti i shtrimit në spital, është bërë për të njëjtin qëllim, atë të zvarritjes së procesit gjyqësor të sigurimit të provës. Ku dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja pritet të dëshmoi për kërcënimet dhe gjobat që është detyruar t’ia paguajë bandës së Shullazit, për të cilat edhe janë arrestuar./tvklan.al