Një supermodele si Emily Ratajkovski është mësuar të marrë mijëra komplimente sapo poston një foto në rrjetet sociale.

Por në postimin e saj të fundit, 26-vjeçarja amerikane ka marrë një lumë me kritika, për shkak të peshës së saj. Emily shfaqet tepër e dobët.

Pse nuk shkon të konsumosh një Cheeseburger, dukesh si skelet, komentojnë me ironi fansat.

Gjithsesi Emily Ratajkovski është një nga modelet më të kërkuara në pasarelat botërore. Së fundi ajo ka rrëmbyer kopertinën e revistës së famshme amerikane “Allure”./Tv Klan