Emina CunmulajEmina Cunmulaj modelja më e njohur shqiptare në pasarelat e modës botërore, kur bën shopping e quan si ditën më të mërzitshme.

Supermodelja këtë fakt e ka bërë të ditur për fansat e saj në rrjetin social “Facebook”, ku kishte postuar një foto me të gjitha blerjet (fustane, këpucë, bikini) por vetëm se ka një problem, e ka quajtur “një ditë shumë të mërzitshme”.

Mesa duket mërzia ka të bëjë me lodhjen dhe jo me faktin se do ketë harxhuar shumë para, pasi paratë nuk mund të jenë problem për një modele që sfilon për shtëpitë më të famshme të modës, si Cavalli, Armani, Louis Vuitton , Gucci, e shumë të tjerë.

Mitka Sejdini