eminem

Eminem ka folur për herë të parë problemet e tij me drogën dhe alkoolin ndërsa ka rrëfyer se dikur peshonte rreth 104 kilogramë.

Në një intervistë për revistën “Men’s Journal” reperi i famshëm amerikan ka treguar sesi ia doli të binte në peshë dhe të bëhej një njeri i shëndetshëm.

“Në 2007 – ën u shtrova në spital për shkak të një overdoze me ilaçe. Në atë kohë peshoja rreth 104 kilogramë”, deklaroi 42- vjeçari. “Ilaçet që merrja prej vitesh, linin një gropë në stomak dhe për të evituar dhimbjet haja gjatë gjithë kohës”, tha ai.

eminem i shendoshe

Reperi rrëfen se pasi u shtrua në një qendër rehabilitimi kuptoi se duhet të binte në peshë. Ai tregon se ra rreth 36 kg duke vrapuar dhe duke hequr dorë nga ilaçet.

Zgjohesha në mëngjes dhe përpara se të shkoja për në studio vrapoja rreth një orë në ditë, të njëjtën gjë e bëja edhe kur kthehesha në shtëpi”, ka thënë Eminem për revistën. /tvklanl.al