Eminem  fiton  gjyqin për  të  drejtën  e  autorit.   Një parti politike e Zelandës së Re është urdhëruar të paguajë reperin  rreth 412 000 dollarë pasi kanë përdorur  gjatë fushatës së  tyre  këngën e famshme Lose Yourself . 

Partia  Kombëtare e përdori këngën për fushatën zgjedhore në vitin 2014 dhe kishte ndryshime   minimale nga hiti i Eminem.

Botuesit e  muzikës  së  Eminem  kanë  thënë  në  gjyq se është  një version i pa autorizuar i  këngës e cila ka fituar  dhe Oskar. Ndërsa avokatët nga Zelanda e Re thanë se e kanë blerë këtë vijë melodike.  Kjo vijë  melodike ishte shitur nga beatbox, por  ligjet në shtetin  amerikan  funksionojnë  dhe nuk lejojnë të tilla vjedhje.

Klan Plus