Ermir Lenjani është një lojtar i Sion. Paolo Tramezzani vendosi të marrë futbollistin e Kombëtares në kampionatin zviceran.

Tramezzani i njeh vlerat e mesfushorit, pasi e ka stërvitur për disa vite te Shqipëria. Lenjani firmosi një marrëveshje 3-vjeçare me skuadrën që merr pjesë edhe në kualifikueset e Europa League. Ky është një rikthim i 27-vjeçarit në Zvicër ku u formua si futbollist dhe luajti me Winterthur, Grasshopper dhe St. Gallen.

Ermir Lenjani nuk pati një përvojë të mirë në kampionatin francez ku luajti për Rennes dhe Nantes. Përfundimi i kontratës e ktheu atë një lojtar të ri. transferimi te Sion është një shpëtim për Lenjanin që i duhen minuta për të qenë i gatshëm edhe për Kombëtaren.

/Tv Klan