Emisioni “STOP” ka çuar më tej nismën “dhuro një karrocë”, për të gjithë personat me pamundësi fizike.

Devina Kula ka dhuruar një karrocë për Shaqo Muçaj në Frakull të Madhe, të qytetit të Fierit, i cili vuan nga tromboza.

Në Paskuqan u dhurua një karrocë nga fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” dhe zonja Liri Berisha për 16-vjeçarin, Florenc Kanina.

Myftar Kuqi, në Qytetin e Nxënësve, përfitoi një karrocë nga Ibrahim Shëngjini.

Gjithashtu Servete Hasa, e cila vuan dhe është e paralizuar, u pajis me karrocë nga Fatmira Ura.

Të gjithë falënderojnë stafin e emisionit “STOP” për nismën dhe dhuruesit, për këtë mundësi që ua lehtëson sadopak jetën./tvklan.al