Pas suksesit me filmin La La Land, aktorja Emma Stone korr një tjetër sukses. 28-vjeçarja është aktorja më e paguar në botë për këtë vit, sipas një vlerësimi të revistës Forbes.

Suksesi në filmin e gjinisë musical me të cilin rrëmbeu edhe Oskarin si aktorja më e mirë, i siguroi yllit amerikan të kinemasë një pasuri prej 26 milionë dollarësh, duke e ngjitur në majën e milionereve të Hollivudit.

Stone la pas në këtë renditje emra të tjerë të njohur si Jennifer Aniston, e cila fitoi gjatë 12 muajve të fundit 500 mijë dollarë më pak, 25.5 milionë. Në vend të tretë u rendit Jennifer Llorens me 24 milionë dollarë.

Në dhjetëshen e aktoreve më të paguara janë edhe Charlize Theron, Emma Watson, Julia Roberts apo Cate Blanchett.

Tv Klan