Më shumë se gjysma e popullit francez janë të pakënaqur me Presidentin Emmanuel Macron. Vetëm 4 muaj pasi mori çelësat e Elizese, Macron ka humbur popullaritetin me shume se çdo president tjetër francez që ka shërbyer për të njëjtën periudhe kohe që nga viti 1995.

Të dhënat  e sondazhit të ri të “Le Journal du Dimanche” u konsideruan dramatike  në raport me fitoren e thelle te 39-vjeçarit i cili sfidoi partitë tradicionale në Francë. Sondazhi gjeti se 57% e popullit francez janë të pakënaqur me Macron. Vetëm muajin e fundit ai ka humbur  14% te mbështetësve.

Në një reagim për mediat, qeveria franceze tha se po kalon një periudhe të vështirë. Macron po punon të shtyje përpara një sërë reformash nga të cilat do të përftohet sukses i shpejtë.

Gjithashtu, dëshira e tij për të marrë një rol më qendor në çështjet europiane rezultoi me një ftohje të marrëdhënieve me fqinjët e tij.

Zyra e presidentit u përball me kundërshtinë e popullit për t’i dhënë bashkëshortes së tij Brigitte një rol zyrtar me buxhet të përcaktuar. Sikur të mos mjaftonte, lajmet mbi shpenzimet e kripura për make-upin e Presidentit, të cilat shkonin deri ne 26 mijë euro, kanë thelluar edhe më shumë pakënaqësinë.

Mediat franceze shkruajnë se në këto kushte, presidenti i ri pritet të përballet me protesta dhe grevë që mund të paralizojnë Francën. /Tv Klan