“Lumturi dhe Krenari.” Ky është komenti i kapitenit legjendar të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, për arbëreshët e Italisë.

 Edhe pse nuk luan më për Kombëtaren Shqiptare, Lorik Cana vijon t’u qëndrojë pranë çunave të ekipit.

 Ai ka udhëtuar drejt Palermos për super-sfidën e sotme të Italisë me Sqhipërinë, ku ëhstë emocionuar nga pritja e arbëreshëve, Shqiptarë që kanë emigraur në Itali pas pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

 “Lumturi dhe krenari, mes arbëresheve që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë të mrekullueshëm,” shkroi Lorik Cana në një postin në Instagram.

Sonte në orën 20:45 Italia dhe Shqipëria do të zbresin në fushën e blerë në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës Rusi 2018. /tvklan.al