Përplasja e dy automjeteve tip “Mercedes”, ka shkaktuar dy viktima dhe tre të plagosur në San Severo, Termoli, të Italisë.

Në dy automjetet udhëtonin dy familje të ndryshme shqiptarësh. Makinat e përplasura janë një “Mercedes A Class” dhe një “Mercedes 190”.

Nga aksidenti kanë gjetur vdekjen Shkelzen Ndreu 28 vjeç dhe Blerim Beci 31 vjeç. Të plagosurit janë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia italiane po heton se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa dyshohet se një nga drejtuesit ka qenë i pavëmendshëm dhe ka humbur kontrollin e makinës./tvklan.al