Tre të rinj janë arrestuar nga policia për shitje të lëndëve narkotike në gjimnazet e kryeqytetit. Të arrestuarit janë dy persona me precedent të mëparshëm penal dhe një vajzë.

Enri Manaj 35 vjeç dhe Marjus Filipi 34 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje. E arrestuara e tretë është Gloria Hasaj 26 vjeç.

Sipas Policisë së Tiranës, Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e “Dibrës” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Gloria Hasajt, i janë gjetur 5 doza heroine e ndarë në porcione gati për tu shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Enri Manaj (në të cilën ndodhej shtetasi Marjus Filipi dhe shtetasia e huaj filipinase C. M.), u gjetën dhe u sekuestruan 39 doza heroine.

Në total u sekuestruan 44 doza heroinë dhe 3 celularë. Gjithashtu po kryhen veprimet përkatëse për dëbimin e shtetases filipinase, pasi u konstatua se po qëndronte pa leje qëndrimi në Shqipëri.

/tvklan.al