Policia e Kavajës ka arrestuar dy persona të përfshirë në disa vjedhje të kryera në Kavajë, Tiranë dhe Lushnje.

Ata janë Fatjon Lila 34 vjeç ndaj të cilit gjykata ka vendosur arrest me burg në mungesë dhe Xhordano Palushi 29 vjeç.

Policia thotë se dy të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryera disa vjedhje në 3 qytetet e sipërpërmendura. Hetimet janë duke vazhduar për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtij grupi.

Në momentin e arrestimit, atyre iu sekuestruan një makinë Audi, 6 celularë, vedhje dhe dorashka që përdoreshin gjatë vjedhjeve dhe 3 ora dore të markave të ndryshme.

/tvklan.al