Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane duke transportuar me makinë një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Mediat italiane bëjnë me dije se ata janë Viktor Dalipaj 42 vjeç dhe Arsen Hoxha 36 vjeç. Bashkë me ta ishte edhe një shtetas italian i quajtur Giuseppe Russo 40 vjeç. Të tre u ndaluan në dalje të Catanias.

Sipas policisë, makina ku u gjet droga është në pronësi të italianit Russo. Kurse dy shqiptarët udhëtonin me një makinë të dytë që ndiqte automjetin ku ishte fshehur lënda narkotike. Tre të arrestuarve u ishin përgjuar telefonatat mes tyre gjatë orëve të fundit dhe kishin blerë bileta për udhëtim me traget. Ata akuzohen për transport dhe shitje droge dhe janë dërguar në burgun e Catanias.

Autoritetet sekuestruan 45 kilogramë kanabis sativa. 

/tvklan.al